E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Në Pakistan më shumë viktima nga sa është raportuar

Një studim i përbashkët i dy universiteteve amerikane vëren se nga sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në rajonet fisnore të Pakistanit, kanë vrarë më shumë civilë, seç është raportuar nga zyrtarët amerikanë.
 

Studimi i Universitetit Standford dhe atij të Neë Yorkut nuk ka vlerësuar humbjet e përgjithshme të civilëve, për shkak të të dhënave të kufizuara.
 

Por, bazuar në intervistat me banorët e rajoneve fisnore, përfshirë të mbijetuarit apo familjarët e viktimave, ai hedh poshtë pohimet publike të zyrtarëve amerikanë se ka pasur shifra njëshifrore të viktimave civile.
 

Studimi i rekomandon Uashingtonit të rishikojë programin e sulmeve të telekomanduara, duke thënë se i njëjti ka përkeqësuar bashkëpunimin e pakistanezëve me politikat amerikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›