Mallakastër, makina përplas për vdekje 6-vjeçarin
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 6-vjeçari nga fshati Poçem, i Mallakastrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës në autostradën Levan-Tepelene, në afërsi të fshatit Poçem, kur dy djem të moshës 10 dhe 6 vjeç po luanin teksa kullotnin bagëtitë në një livadh pranë autostradës.
Burimet nga policia rrugore thanë se viktima, 6-vjeçari me inicialet K. K, ka qenë duke vrapuar kur ka dalë në rrugë dhe i ka prerë rrugën një automjeti. Efektivët e policisë rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, Petrit Ponari.
18 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Mallakastër, makina përplas për vdekje 6-vjeçarin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip