E Diel, 1 Nëntor 2026

"Antimafia" i jep shtetit 20 mln euro, Simoni: Ja si bllokojmë paratë e krimit

Shteti shqiptar ka përfituar plot 20 milon euro nga sekuestrimet që i janë bërë pasurive të krimit të organizuar. Sipas kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, kjo vlerë përkthehet në vlerë monetare, pasuri të paluajtshme, biznese, makina luksoze, të cilat janë konfiskuar ndër vite.

Viti më i sukseshëm sipas Simonit është 2011. Pasi ai u parapri nga miratimi i ligjit antimafia ne janar të vitit 2010, i cili ka ndihmuar dhe lehtësuar mjaft punën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
 

Por nga ana tjetër këto 20 milon euro asete nuk kanë shkuar të gjitha në arkën e shtetit . Kështu rreth 6 milion euro i janë kthyer pronarëvë, pas vendimeve të gjykatave më të larta në hierarkinë e sistemit të drejtësisë.
 

Ligji antimafia hyri në fuqi në 24 janar të vitit 2010, i miratuar në atë kohë vetëm me votat e maxhorancës. Sipas këtij ligji, cdo pasuri mbi të cilën organet kompetente kanë dyshime se është vendosur në mënyrë të paligjshme do të sekuestrohet. Ndërsa poseduesi i saj duhet të provojë në gjykatë prejardhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›