Durrës, lirohet drejtuesi i kamionit ku u sekuestruan 1 ton canabis

Lirohet drejtuesi i kamionit, në të cilin u sekuestrua rreth një ton lëndë narkotike. Policia e Durrësit ka lënë të lirë shtetasin Besnik Çelçima, pasi pas hetimeve të bëra rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Sipas efektivëve lidhur me këtë rast akuzohen 4 persona të tjerë, ku njëri u arrestua, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.
Mbrëmjen e së hënës ne Portin e Durresit u sekuestrua rreth 1 ton e 24 kg canabis në një kamion, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit. Gjate kontrollit ne terminalin e pasagjereve te ketij porti policia kufitare ka zbuluar drogen ne automjetin trajler, mjet i cili priste të imbarkohej në tragetin "Adriatika" te linjes Durres-Bari. Droga, e cila mendohet të jetë me origjinë nga jugu i vendit, kishte destinacion Italinë.
Kjo eshte ngarkesa e peste me lende narkotike qe bllokohet ne portin e Durresit ne harkun kohor te 2 muajve ,ne nje kohe qe te pakten 6 persona jane arrestuar per trafik te lendeve narkotike. Ne lidhje me rastin e fundit mendohet se pas nje informacioni te sakte qe ka pasur policia dhe kontrollit me qenj antidroge eshte bere e mundur te zbulohet dhe kapet droga ne po