E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas kalimtarin, humb jetën 10 vjeçari në Fier

Aksident me pasojë vdekjen e një fëmijë është shënuar në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të martës, në komunën Cakrran të këtij qyteti rreth orës 18:10, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka mbetur i vdekur një fëmijë 10 vjec.

Mësohet se ka qenë një automjet që e ka përplasur të miturin, teksa kalonte, i cili ka gjetur dhe vdekjen në vend. Policia e Fierit ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 10 vjecari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›