E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakaster prishen objektet pa leje

Aksion per prishjen e objekteve te ndertuara pa leje ne Komunen Qender te rrethit te Mallakastres.

Vetem ne kete zone numri i tyre shkon ne me shume se 350 te tilla. Kryetari i komunes Agron Kapllanaj shprehet se ky fluks i madh ndertimesh nxjerr ne pah vitalitetin e zones si dhe ambicien e komunitetit per te qene pronar.

Por zyra e urbanistikes ne komune ka marre vendim per tu vene fre ndertimeve pa leje. Pasi eshte identifikuar numri i ndertimeve te padeklaruara ka nisur shkaterrimin e tyre.

Edhe pse eshte kundershtuar nga disa banore serish komuna tregohet e vendosur. Kryekomunari Agron Kapllanaj pohon se po negocion me cdo familje me qellim mbeshtetjen dhe perkrahjen nga ana e tyre e aksionit te prishjes se ndertimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›