E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentet sekrete si u shmangen kompanite e huaja te naftes

Zbulohet korrespondenca e fshehte e shtetit shqiptar me kompanite e huaja te naftes. Si u shmangen gjigantet boterore per ti dhene koncesionin e naftes bashkejetuesit te Albana Vokshit



Deputeti socialist Erjon Brace ka publikuar dje dokumentet sekrete shteterore se si u shmangen kompanite e huaja dhe qeveria i dha koncesionin e naftes bashkejetuesit te deputetes Albana Vokshi. Nje dite me pare Brace ishte paralajmeruar nga zyrtaret shteterore se do te paditej ne gjykate nese publikonte dokumentet. Ne to tregohet korrespondenca me kompanite prestigjioze nderkombetare dhe shmangia qe qeveria iu beri atyre.



Tre kompani te huaja jane refuzuar gjate vitit 2006 nga kompania shteterore Albpetrol me tej nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne fund perfundimisht nga Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha Te tre kompanite kishin shprehur interesin kishin blere paketat ekonomike kishin bere ofertat e tyre ekonomike per te arritur marreveshje me Qeverine e Kryeministrit Sali Berisha per vleresimin zhvillimin dhe shfrytezimin e 4 nga 6 vendburimet kombetare ne nafte e gaz te Shqiperise.
Dokumentet e reja deshmojne se Saxon International Eenergy ltd Hellenic Petroleum Bankers Petroleum prej muajsh kishin hyre ne marredhenie me Albpetrol kompani shteterore nen administrimin e Qeverise se Kryeministrit Sali Berisha. Interesi dhe ofertat e tyre i referoheshin kater vendburimeve karbonatike ne nafte dhe gaz konkretisht Gorisht-Kocul Cakran-Mollaj Ballsh-Hekal dhe Delvine.
Por Albpetrol ka nderprere ne menyre te njeanshme praktiken e nisur me Saxon dhe Hellenic ndersa oferten e kompanise Bankers nuk e ka bere fare te njohur per autoritetet e ngarkuara nga ligji per vendimmarrje. Ministria e Ekonomise e ka favorizuar kete praktike skandaloze. Madje ka bere me shume ka detyruar qeverine te pranoje nje praktike thellesisht jo ligjore jo konkurruese dhe te pa favorshme per interesin publik.
Ka qene Stream Petroleum ldt qe ka joshur Albpetrolin zyrtaret shqiptare te se ciles kane qene si te dehur kur kane flakur ligj e rregull per te krijuar nje marredhenie konfidenciale dhe ekskluzive negociatash dhe marreveshjesh me kompanine e panjohur me pare te doktor Sotirios Kapotas.
Jo vetem te dehur por edhe te pa informuar Mbi te gjitha euforike te njeanshem kembengules deri ne kokefortesi kur kane refuzuar ne menyre kriminale rekomandimet e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore qe synonin kthimin ne ligjshmeri te procesit dhe ndertimin e tij ne favor te interesit publik.

Historia
Duke nisur nga mesi i vitit 2006 kompanite Saxon Hellenic dhe Bankers kane hyre ne marredhenie me kompanine Albpetrol. Interesi i tyre ka qene konkret per vendburimet karbonatike Gorisht-Kocul Cakran-Mollaj Ballsh-Hekal ne nafte dhe vendburimin Delvine ne gaz.
Dokumentet e reja tregojne gjithe praktiken e ndjekur duke nisur nga prezantimi shprehja e interesit blerja e paketave teknike-ekonomike nga Albpetrol oferta negociimet marreveshja per periudhen e vleresimit marreveshja hidrokarbure vendimmarrja e qeverise dorezimi i puseve ne vendburimet nen marreveshje.
Por nuk ka ekzistuar barazi ne keto praktika. Madje secila prej tyre ka qene nen vleresimin subjektiv te zyrtareve pergjegjes nen vezhgimin dhe me pas urdhrat e Ministrise se Ekonomise. Kjo ka bere qe te mos kete pasur konkurrence perzgjedhjeje ne favor te interesit publik por klientelizem dhe thjesht paracaktim e asociim te vendburimeve te rendesishme me kompanine e percaktuar



Dokumenti i ri qe publikohet sot per here te pare deshmon kete.
DOKUMENT 1 date 04.09.2006 titullohet INFORMACION SHUM I HOLLSISHM MBI ECURIN E NEGOCIATAVE T ALBPETROL SHA ME PARTNERET E HUAJ Albeptrol i drejtohet Keshillit Mbikeqyres se Albpetrol sh.a per dijeni Ministrit te Ekonomise Genc Ruli dhe Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore.

Kompania Saxon reference ne faqen 3-4 te dokumentit
....Me daten 31.07.2006 me kerkesen tone ne zyrat e Saxon ne Fier u organizua nje takim me drejtuesit e kesaj kompanie....
Ne fund te takimit drejtuesit e Saxon shtruan kerkesen per te terhequr paketat informative te vendburimeve karbonatike Gorisht-Kocul Cakran-Mollaj Ballsh-Hekal.
Nga ana jone u kerkua qe Saxon te paraqiste kerkese zyrtare prane Albpetrol kerkese kjo qe u perpilua nga ata....... dhe ka mberritur ne Albpetrol me date 06.08.2006 dhe ne mungese te punonjesve te protokollit i eshte dorezuar Drejtorit Teknik.
Drejtori Teknik pergatit draftin e marreveshjes konfidenciale per blerjen e paketave per te tre vendburimet se bashku dhe me daten 07.08.2006 i jepet Saxon-it per ta shqyrtuar. Me daten 08.08.2006 firmoset nga Saxon.
Saxon per te tre paketat i paguan Albpetrol-it shumen prej 7500 euro

Kompania Hellenic Petroleum reference ne faqen 8-9 te dokumentit
.....Takimi me perfaqesuesit e Hellenic Petroleum Babis Karolidis Stefanos Xenopoulos Fedon Marnelis dhe Konstantinos Nikolaou u realizua me 29.06.2006 ne zyrat e Albpetrol ku u be nje prezantim i aktivitetit te Albpetrol te cilen e bene dhe perfaqesuesit e Hellenic Petroleum.
Perfaqesuesit e Hellenic Petroleum ne menyre te vecante shfaqen interes per bllokun e Delvines dhe kerkuan nga ne te blinin paketen informative perkatese.
Me 07.07.2006 Hellenic Petroleum paraqiti kerkesen zyrtare vetem per blerjen e paketes informative per bllokun e Delvines e cila mberriti ne Albpetrol me 12.07.2006.
Albpetrol pergatiti draftin e marreveshjes konfidenciale per paketen e Delvines dhe ju dergua me e-mail Hellenic Petroleum per te bere verejtjet perkatese. Hellenic kthen ne Albpetrol 2 kopje te marreveshjes konfidenciale te firmosura prej tyre me daten 28.07.2006 me daten 30.07.2006 firmoset nga Albpetrol-i dhe se bashku me faturen per pagesen perkatese me daten 31.07.2006 i niset kopja Hellenic-ut e shoqeruar me njoftimin se nese do te ishin te interesuar per kete bllok pasi te studionin paketen teknike afati per propozimet e tyre per Marreveshjen e Termave Baze per Bllokun e Delvines duhet te vijne deri me daten 25.08.2006 pasi zyrtarisht ata nuk kishin bere kerkese zyrtare per fillimin e negocimeve per te mos vonuar ecurine e negocimeve me kompanite e tjera te cilat ishin me te avancuara ne procedure. Ky njoftim iu dergua me e-mail.

Me 11.08.2006 behet pagesa nga ana e Hellenic Petroleum per paketen......
Ne nje bisede verbale telefonike perfaqesuesit e Hellenic Petroleum kerkuan mundesine e shtyrjes se afatit per daten e parashtrimit te propozimeve te tyre. Nga ana e Albpetrolit iu be e qarte se limiti maksimal i mundshem mund te jete data 15.09.2006 por per te realizuar kete shtyrje afati kompania duhet te paraqese kerkesen zyrtare gje e cila deri me sot me daten 03.09.2006 nuk ka mberritur ne Albpetrol.

KOMPANIA BANKERS PETROLEUM
Per kete kompani interesin dhe oferten e saj Albpetrol nuk ka asnje informacion ne dokumentin informues te cituar me siper. Por ne nje dokument te dyte edhe ky i publikuar sot per here te pare-gjejme shenja te dukshme te interesit dhe ofertes se Bankers paraqitur prane kompanise Albpetrol.
DOKUMENT2 date 26.01.2007 nr.61 prot titullohet MBI TERMAT BAZ T MARRVESHJES HIDROKARBURE PR VENDBURIMET E NAFTS N GLQERORE Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore i drejtohet ministrit te Ekonomise Genc Ruli.
Reference ne faqen 1 te Dokumentit
....gjithashtu veme ne dukje se AKBN-se me daten 28.12.2006 i eshte derguar nga Bankers propozimi qe kjo kompani i bente Albpetrol per te aplikuar per hyrjen ne marreveshje per vendburimet e naftes ne Gorisht-Kocul Cakran-Mollaj Ballsh-Hekal. Ne lidhje me kete propozim te Bankers Albpetrol nuk ka bere asnje kalkulim per te pare se si vjen ai per interesat e tij dhe AKBN nuk ka asnje prononcim prej Albpetrol.
.....Me pare duhet te qartesojme se Bankers ka aplikuar per vendburimet e naftes Gorisht-Kocul Cakran-Mollaj Ballsh-Hekal por jo per vendburimin e Delvines

Te dy dokumentet e cituar deshmojne qarte se tre kompani te huaja te cilat operonin me sukses edhe ne Shqiperi kishin nisur procedurat per te hyre ne Marreveshje me kompanine Albpetrol Ministrine e Ekonomise dhe Qeverine e kryeministrit Berisha me qellim zhvillimin dhe shfrytezimin e 4 prej 6 vendburimeve kombetare te naftes e gazit
Nderkohe te dy dokumentet deshmojne edhe me qarte se kompania Stream Petroleum ishte e preferuara e Albpetrol madje e favorizuara e saj. Per kete shkak Albpetrol paracaktonte per kompanite e tjera te interesuara afate te pa logjikshme per te bere propozimet e tyre. Madje as qe merrte ne konsiderate propozimet e tyre kur ato ndodhnin.
Ne nje akt te pa precedente Albpetrol vendos te lidhe nje marreveshje ekskluziviteti me Stream Petroleum marreveshje qe i nxori te tre kompanite e tjera nga nje gare e mundshme qe mund ti jepte Albpetrol Ministrise se Ekonomise dhe Qeverise se Kryeministrit Sali Berisha marreveshjen me te mire nisur nga interesi publik.
Por mesa duket interesi publik eshte gjeja e fundit qe udheheq Qeverine e shqiptareve. Qeveria e Kryeministri i kane humbur shtetit interesin natyral ate publik duke e perdorur thellesisht per interesin personal perfitimet qe burojne prej tij e qe ne fakt dalin prej grabitjes se pasurise publike.



Kercenohet Brace Mos publiko dokumentet e korrupsionit

Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace ka publikuar dje nje nga skandalet qeveritare ne fushen e karburanteve dhe se bashku me te kercenimin e shtetit se asnje nga dokumentet nuk duhet publikuar.

Ai ka arritur te siguroje dokumentet per shkak te statusit te tij si deputet por institucionet shteterore i kerkojne qe te mos i publikoje sepse ne rast te kundert do te denohet.



Behet fjale per rreth 1500 faqe me dokumente te ndryshme qe tregojne korrupsionin qeveritar qe nis me ministrin Genc Ruli deputeten Albana Vokshi dhe bashkejetuesin e saj Arjan Tartari e perfundon ne sferat me te larta te shtetit. Nje biznes miliarda leke qe nuk duhet te publikohet per arsye sekreti shteteror.



Hesht Per 35 vjet. Ky eshte mesazhi i qarte dhe zyrtar me te cilin Ministri i Ekonomise ne qeverine e kryeministrit Sali Berisha Ilir Meta kerkon te mbylle per nje kohe shume te gjate - deri ne pleqerine e tij te vone - dosjen e skandalit STREM OIL

Behet fjale per kater marreveshje hidrokarburesh mes qeverise se kryeministrit Berisha dhe kompanise STREM OIL. Marreveshjet kalojne nen administrimin e kompanise 4 nga 6 vendburimet kombetare te naftes e gazit ne Jug te Shqiperise.



Por marreveshje te arritura permes nje praktike korruptive e cila ka shmangur thuajse me dhune konkurrencen e tri kompanive te medha shumekombeshe amerikane kanadeze e greke.

Dokumentet qe materializojne skandalin deshmojne per veprime haptazi te paligjshme te nje numri shume te madh zyrtaresh te qeverise duke perfshire tre ministrat e Ekonomise Genc Ruli Dritan Prifti dhe Ilir Meta.

Te tre ne nje perpjekje te qarte per te perfunduar me cdo cmim praktiken me te madhe korruptive ne sektorin strategjik te naftes te nisur ne 2006-en ndihmuar gjate atij viti miratuar ne faze tranzicioni ne 2007-en dhe marre trajten perfundimtare ne 2010-en

Nuk ka rast tjeter te ngjashem ku vullneti politik te shkele me kembe interesin publik ne favor te ngritjes e zhvillimit te nje biznesi kryekeput klientelist me prapavije te forte qeveritare e perfitime te jashtezakonshme personale Gjithnje nga pasuria kombetare nen administrim te Qeverise



Ne linje te pare deputetja qe i perket mazhorances se Kryeministrit Berisha Albana Vokshi babai i femijeve te saj Arian Tartari si vendimmarrese dhe perfitues Me tej ministri Genc Ruli si urdheruesi dhe miratuesi i praktikes antiligjore Pak me tutje ne kohe si ne stafete zyrash letrash interesash firmash e vulash ministrat Prifti e Meta kur kane lejuar miratimin ne heshtje te planeve te zhvillimit dhe marreveshjeve afatgjata te cilesuara nga oponenca shteterore teknike e Universitetit te Tiranes si Shkaterruese e te papranueshme Vula e fundit por permes nje vendimi shpetues kolegjial si gjithnje Sali Berisha

Kjo eshte arkiva dokumentare e cila pasi eshte hapur ligjerisht kerkohet te mos jete e njohur per publikun. Domethene ne abuzojme ne perfitojme ne pasurohemi - gjithnje nga pasuria publike ju na kapni por kete nuk duhet ta marrin vesh shqiptaret Ndryshe... Kompania jone e perbashket ju gjobit Pra ju ndeshkon per gjithe jeten

HISTORIA


Ne javen e pare te shtatorit te ketij viti nje prej inxhiniereve me te rendesishem te naftes ne vend vuri alarmin mbi ate qe po ndodhte ne sektorin e hidrokarbureve ne vend



Qeveria po shkaterron industrine e nxjerrjes e prodhimit te naftes ne vend e perfshire ne nje proces korruptiv te kalimit te vendburimeve kombetare ne kompani pa kapacitete teknike e monetare drejtues te te cilave jane politikane prane Sali Berishes - ky ishte konkluzioni serioz.



Ne duar me rane gati 1500 faqe dokumente te mbledhura me mund ne cdo faze te praktikes korruptive ne konsumim e siper te cilat hidhnin drite mbi skandalin me te madh ne administrimin e pasurise publike kombetare.



Per te ballafaquar dokumentet por edhe per te pasur dokumente te marra ne rruge zyrtare me vleren e proves i jam drejtuar ligjerisht mbeshtetur ne Kushtetute e ne statusin e deputetit ministrit te asaj kohe Dritan Prifti drejtorit te Agjencise kombetare te Burimeve Natyrore nen varesine e tij.



Gara e cmendur per te perfituar me shume me pare ne LSI solli tranzicionin ne Ministrine e Ekonomise dhe bllokoi per nje fare kohe permbushjen e kerkeses ligjore. Mesa duket kjo ishte dhe koha e mjaftueshme qe ministri i ri Ilir Meta te merrte informacionin e duhur per praktiken e sulmuar.



Meta mori kohe Dukej haptazi Burimet tona ne zyren e tij konfirmonin interesimin per cduhet te dilte ne publik e cduhej te mbyllej ne skutat burokratike te ministrise perfundimisht.



I vene ne dijeni te ketij fakti kam kerkuar me ngulm me nje leter te dyte ne adrese te ministrit Ilir Meta dokumentacionin e kesaj praktike dukshem koncesionare. Letra ishte thellesisht politike por e mbeshtetur ne ligj e Kushtetute. Kerkoja prej tij dokumentet e praktikes koncesionare ose nje refuzim me shkrim te kerkeses ligjore per te nisur nga ajo nje beteje gjyqesore per te marre dokumentacionin.



Dhjete dite me pas pergjigja mberriti nga drejtori i porsa emeruar i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore. Pergjigja permbante 61 shkresa zyrtare Nuk mungonte asnje dhe dokumentet perputheshin me ato qe une disponoja. Por pergjigja paralajmeronte se dokumentacioni duhet vetem te shuante kuriozitetin tim



Ne asnje menyre ai nuk duhej te behej i njohur per publikun qe edhe tani nuk di asgje mbi menyren e administrimit transferimit perfitimit te nje prej pasurive me te medha kombetare e me te kuotuara nderkombetare naftes e gazit

Dhjete dite te tjera me pas nje pergjigje e dyte mberriti nga ministri i Ekonomise Ilir Meta. Pergjigja e tij nuk kish per qellim transparencen. Ajo mberriti tek une vetem 24 ore pasi ne Kuvend ne cilesine e deputetit paralajmerova publikimin e nje sere dokumentesh te reja qe vertetojne perfundimisht skandalin STREM OIL dhe dallojne qarte perfituesit politik nga ari i zi nafta e shqiptareve.



Sic i emeruari i tij ministri Ilir Meta kerkonte gjithashtu mosberjen publike te asnje dokumenti Dukej qarte se ministri Meta kish marre vesh me shume vonese se dokumentet kishin dale nga agjencia kompetente dhe po synonte te minimizonte demet politike qe mund te vinin nga publikimi i tyre.



LETRA E PAR DREJTORI I AGJENCIA KOMBTARE E BURIMEVE NATYRORE Z.
GJERGJI THOMAI


Drejtuar Erjon Brace nr. 2409/1 prot date 4.10.2010



....... AKBN ju ben te ditur se disa nga materialet qe ju jane vene ne dispozicion si marreveshjet hidrokarbure dhe licence marreveshjet kerkojne respektimin e klauzoles se konfidencialitetit e cila parashikon qe gjate kohezgjatjes se kesaj marreveshje dhe per 5 vjet me pas nuk mund te publikohen termat e kesaj licence dhe marreveshje as edhe ndonje e dhene apo informacion i siguruar ne perputhje me kete licence dhe marreveshje.

Gjithashtu ne keto dokumente parashikohet se ne rast te mos respektimit te klauzoles konfidencialiteti pala e demtuar mund te kerkoj zhdemtim i cili do te percaktohet nga arbitrazhi nderkombetar....

LETRA E DYT MINISTRI I EKONOMIS ILIR META



Drejtuar Marlind Myftiu-sekretar i Pergjithshem i Kuvendit per Erjon Brace nenkryetar i Grupit Parlamentar te PSSH
Nr.8579/3 prot date 13.10.2010

...........Nga ana e METE u kerkua qe te informohemi per trajtimin qe i ka bere kesaj kerkese. AKBN me anen e shkreses nr. 2610/1 date 8.10.2010 informon se i ka kthyer pergjigje z. Erion Brace me shkresen 2409/1 date 4.10.2010 duke i derguar ne te njejten kohe edhe nje dosje voluminoze me dokumente ne perputhje te plote me kerkesen e ketij grupi Parlamentar.

METE deshiron te informoje se materialet qe jane vene ne dispozicion te grupit parlamentar te Partise Socialiste kerkojne respektimin e klauzoles se konfidencialitetit per periudhen e kohezgjatjes se marreveshjeve hidrokarbure dhe per 5 vjet me pas...

Sic shihet qarte te dy letrat e titullareve qe merren me administrimin e ekonomise dhe pasurise kombetare synojne te mbrojne vendimmarresit e skandalit nga transparenca e vendimeve te tyre qe ndertuan nje afere te madhe korruptive por perfituese Shume perfituese Qe zgjat afro 35 vite


Detajet e kesaj praktike korruptive jane te renda Tre ministra dhe dy deputete jane te perfshire ne te Si vendimmarres Te tjere zyrtare te pergjegjshem deshmojne ne dokumente te gjithe detajet e skandalit. Kane paralajmeruar madje shpesh me tone te ashpra por nuk ka pyetur kush Nga Keshilli Mbikeqyres i ALBPETROL - organi i pare vendimmarres tek ministri pergjegjes kryeministri- i fundit vendimmarres ne kete histori.



Te gjitha faktet jane te renda. Por klauzola e konfidencialitetit eshte kulmi. Ajo eshte shkruar ne marreveshje per te mbrojtur skandalin nga berja publike e dokumenteve qe e materializojne ate.

Shqiptaret nuk duhet te dine asgje Thuajse jane te huaj ne vendin e tyre Nuk duhet te dine se si vidhen e rrenohen ekonomikisht cdo dite Kur jane te pasur Pasuria e tyre publike po i varferon por po pasuron nje grusht njerezish ne doren e gjate e te madhe te kryeministrit Sali Berisha. SI NJ FAMILJE



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›