Gjobë italianit, Prokuroria arreston kryetarin e grevës
Thellohet skandali ne radhet e grevisteve te urise. Kryetari i shoqates se ish te Perndjekurve te Shqiperise, njekohesisht koordinatori i greves se urise qe po zhvillohet prej afro 26 ditesh ne Tirane, eshte arrestuar mbremjen e djeshme nga policia, nen akuzen e gjobevenies. Lajmi konfirmohet per gazeten "Koha Jone" nga burime te Prokurorise se Rrethit Tirane dhe policise lokale. Asllan Patrioti, akuzohet se permes kercenimeve dhe presionit, i ka marre nje shtetasi italian, shumen e 700 eurove, si "gjobe" per gjetjen e nje makine qe shtetasit te huaj i kishte humbur para pak muajsh dhe u gjet pak dite me vone nga policia, duke ia rikthyer.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranes dhe policia, Asllan Ramadan Patrioti, i datelindjes 15.12.1953, lindur e banues ne Tirane, u arrestua ne kushtet e flagrances duke marre me ane te mashtrimit dhe kercenimit, shumen prej 700 euro, nga shtetasi italian me inicialet M. N. Ne muajin qershor 2012, italiani M.N., denoncoi vjedhjen e automjetit te tij personal. Pas pak ditesh makina u gjet nga strukturat e policise se Komisariatit nr. 4, Tirane dhe iu kthye pronarit. Shtetasi italian prej kohesh, pas gjetjes se automjetit te vjedhur, ishte nen presionin e Asllan Patriotit per t'u paguar, pasi ky i fundit, pretendonte se kishte ndikuar per gjetjen e automjetit te vjedhur dhe per kete duhej "lyer". Patrioti i bente presion dhe kercenime italianit duke i thene se nese nuk i jepte shumen qe i kerkonte, 700 euro, makina do t'i zhdukej serish.
Ne zbatim te urdhrit te Prokurorise se rrethit Tirane, mbremjen e se merkures, veprimet hetimore u finalizuan me arrestimin e Asllan Patriotit, ne kushtet e flagrances. Aktet e arrestimit ne flagrance, shuma ne euro e sekuestruar, si edhe provat filmike iu derguan ne vijim Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per ndjekje te metejshme.
Sakaq, sipas te dhenave zyrtare, Asllan Ramadan Patrioti rezulton se ne total ka per te marre nga shteti shumen prej 1,796,027 leke. Ai eshte paguar me 2009 me kestin e pare 224,503 leke, konform ligjit per ish te perndjekurit ne moshen 65 vjec
Gjykata shpall greven te paligjshme
Gjykata e Tiranes vendosi dje te shpalle te paligjshme greven e urise se ish te perndjekurve politike. Vendimi kerkon qe greva e urise te nderpritet dhe grevistet te shperndahen. Padia ishte bere nga policia e Tiranes e cila provoi se nuk ishte marre leje per zhvillimin e greves. Per me teper, disa nga grevistet kane konsumuar vepren penale te plagosjes se rende me dashje duke shkaktuar djegie ne publik mes tyre. "Gjykata konsideron se keto incidente gjate zhvillimit te kesaj greve urie mund te perseriten dhe se keto incidente mund te vene ne rrezik jeten ose shendetin e pjesemarresve, cmon se duhet vendosur marrja e sigurimit te kerkese-padise duke urdheruar shperndarjen e greves se urise, qe po zhvillohet nga nje grup ish te perndjekurish politike ne nje ambient te hapur ne rrugen 'Hiqmet Delvina' ne Tirane", - thuhej ne vendimin e firmosur nga Ariana Gunbardhi (Caco). Ne perfundim, u vendos pranimi i kerkeses per marrjen e mases se sigurimit te padise, duke urdheruar shperndarjen e greves se urise.
Padia e policise solli vendimin e gjykates
Nje jave me pare, Drejtoria e Policise se Tiranes u drejtua ne Gjykaten e Tiranes me nje padi ndaj greves se urise se ish te perndjekurve politike. "Sipas kerkeses se Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, nje grup ish te perndjekurish politike, kane organizuar dhe po zhvillojne nje greve urie ne nje ambient te hapur, ne rrugen "Hiqmet Delvina" Tirane. Sipas provave te administruara ne dosjen gjyqesore, nuk rezulton qe organizatoret e kesaj greve (tubimi) te kene kerkuar dhe te jene pajisur me leje perkatese nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, per zhvillimin e kesaj greve urie. Duke qene se Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, eshte institucioni shteteror i ngarkuar me ligj, per garantimin e rendit dhe qetesise publike, ka organizuar sherbime policore te panderprera 24 ore, per te parandaluar ndonje incident te padeshiruar", - thuhej ne vendimin e djeshem te Gjykates se Tiranes. Ne 8 dhe 10 tetor 2012, jane regjistruar dy incidente te renda, ku pjesemarresit e greves se urise, Gjergj Ndreca dhe Irakli Beko, kane tentuar te djegin veten me lende djegese ku kane pesuar demtime te renda te rrezikshme per jeten dhe ne keto kushte jane derguar me urgjence ne spital. Per demtimin me zjarr te Ndreces, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ne ngarkim te personit nen hetim Perikli Shqevi, akuzuar per "plagosje te rende me dashje". Ne keto kushte, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane i eshte drejtuar Gjykates per te kerkuar nderprerjen e greves se urise e organizuar nga nje grup ish te perndjekurish politike.
Argumentimi
"Gjykata konsideron se keto incidente gjate zhvillimit te kesaj greve urie mund te perseriten dhe se keto incidente mund te vene ne rrezik jeten ose shendetin e pjesemarresve, cmon se duhet vendosur marrja e sigurimit te kerkese-padise duke urdheruar shperndarjen e greves se urise, qe po zhvillohet nga nje grup ish te perndjekurish politike ne nje ambient te hapur ne rrugen 'Hiqmet Delvina' ne Tirane", - thuhej ne vendimin e firmosur nga Ariana Gunbardhi (Caco).