Korrupsioni me fondet e buxhetit, burg 7 zyrtareve
Gjykata e Matit ka dhene dje paradite masen e sigurise per 2 kryekomunaret e arrestuar me 15 tetor nen akuzen e pervetesimit te parave te investimeve per zonat ku ata sherbenin, kater financieret dhe nendrejtorin e spitalit Burrel. Trupi gjykues la ne burg pa afat kryetarin e komunes Xiber, Lutfi Ceka dhe Hamit Xhakrosa, me detyre kryetar i komunes Rukaj, qe akuzohen per veprat penale te "falsifikimit te dokumenteve" dhe "shperdorimit te detyres", pasi dyshohet se jane perfshire ne nje skeme mashtrimi me fondet publike, duke pervetesuar se bashku 534 milione leke ne gjashte vite, nepermjet nje firme fantazme. E njejta mase u dha edhe per nendrejtorin e spitalit Behar Metra, financierin e spitalit Etion Isufmani, financieret Gani Ruka, komuna Rukaj, Hajredin Bardhi, komuna Baz, Dritan Farrici, financier komuna Lis dhe ne mungese per kryekomunarin e Gurres, Mustafa Celami. Ata thithnin fondet e buxhetit ne shuma te vogla me tendere te drejtperdrejte duke ia dhene firmes fantazme dhe me tej shperndanin se bashku keto perfitime ne blerje te ndryshme pajisjesh, baze materiale dhe te tjera operime.