E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimi ne ekonomi: Qytetaret optimiste, bizneset frikacake Eglantina Nasi

Ndersa qytetareve shqiptare po u shtohet besimi tek zhvillimet ekonomike ne vend, per biznesin duket se nuk po ndodh e njejta gje. Kete dukuri e faktojne te dhenat me te fundit, publikuar nga Banka e Shqiperise, lidhur me nje vrojtim te kryer per besimin e ketyre dy kategorive, gjate tremujorit te trete te ketij viti. "Treguesi i ndjesise ekonomike gjate kesaj periudhe, ra me 2.3 pike, renie kjo e cila u shkaktua nga besimi i dobet i bizneseve, ndersa besimi i konsumatoreve u permiresua lehte", - eshte rezultati kryesor i ketij vrojtimi. I cili pasohet me tej, nga konstatimi se ky tregues ne fakt, ka shenuar renie te lehte ne teresi, tendence kjo qe eshte shfaqur edhe gjate tre tremujoreve te pare te ketij viti. Ekspertet bankare, e shpjegojne ate kryesisht duke u bazuar ne renien gjithmone e me te larte qe po shenon besimi i biznesit te ndertimit dhe atij te sherbimeve. Ritem negativ ky qe mesa duket, nuk e zbut dot as rritja qe eshte vene re ne besimin qe qytetaret po ushqejne ne teresi, ndaj ekonomise vendase si e tille dhe pritshmerive te saj. "Kontributin kryesor ne kete renie, e shkaktoi ulja e besimit ne sektorin e ndertimit dhe ate te sherbimeve", - saktesojne ekspertet e BSH-se. Per te detajuar gjithashtu se "ulja e besimit ne industri, ne nje shkalle me te ulet, kontribuoi me pak ne renien e Treguesit te ndjesise ekonomike". Dhe se "permiresimi i besimit konsumator dha nje kontribut te vogel pozitiv ne formimin e tij, gjate tremujorit te trete te vitit 2012. Per kete te fundit, ne vrojtimin e lartpermendur te BSH-se, citohet konkretisht se ai shenoi nje rritje prej 1.3% gjate kesaj periudhe. "Por ndonese i permiresuar, ky tregues vazhdon te qendroje nen mesataren e tij historike (me 0.93%). Duke perfunduar se "permiresimi i besimit konsumator gjate ketij tremujori, u ndikua nga permiresimi i tre prej balancave perberese te tij, perkatesisht: Situata e kursim-shpenzimeve e cila u rrit me 5.6%; blerjet ne shuma te medha dhe situata e pritshme financiare, te cilat u rriten me perkatesisht 1.1% dhe 0.4%". "Sikunder, tendenca e shtuar e konsumatoreve per kursim eshte shoqeruar me perkeqesimin e pritjeve per situaten ekonomike ne te ardhmen", - konkludojne ekspertet lidhur me nje dukuri te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›