Spanja lëvizë djathtas?

Sipas të gjitha sondazheve, socialistët e kryeministrit Zapatero nuk kanë asnjë gjasë për t’u rizgjedhur përsëri. Pritet që fitues të jetë një koalicion i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Partia Popullore e Mariano Rajoj Brey.
Zapatero, i cili vendosi të mos rikandidonte për kryeministër, i bëri thirrje votuesve që të jenë të shumtë, për të zgjedhur alternativën që i përshtatet më mirë për të dalë nga kriza.
Me pesë milion të papunës, Spanja mban rekordin e papunësisë brenda Bashkimit Evropian. E përballur me mungesën e besimit të kreditorëve, norma e interesit për huamarrje shënoi gjithashtu rekord gjatë javës, kur iu afrua nivelit të rrezikshëm prej 7 për qind.
56-vjeçari Rajoj nga ana e tij ka premtuar një program ambicioz punësimi, ndërsa thekson se mënyra për të dalë nga borxhet nuk janë shkurtimet e mëdha, por nxitja e rritjes ekonomike.