Malmstrom Rivendosje vizash nese liberalizimi keqperdoret per qellime azili
Pas rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në vendet e BE-së, Komisioni Europian mund të rivendosë në të ardhmen sistemin e vizave për Ballkanin Perëndimor, në rast se do të abuzohet me rregullat e vendosura për lëvizjen e lirë.
Kjo u deklarua sot në një konferencë për shtyp nga komisionerja e Bashkimit Europian për Sigurinë në BE, Sesilia Malmstrom.
Kështu, Komisioni Europian propozon ndryshimin e rregulloreve për vizat.
Sipas këtij ndryshimi, me një klauzolë ruajtëse, nëse qytetarët e një shteti që përfiton nga liberalizimi i vizave abuzojnë me sistemin e azilit, këtij vendi do të mund t’i pezullohet përkohësisht liberalizimi i vizave.
“Ne kemi parë shtete anëtare, ku heqja e vizave është keqpërdorur për qëllime azili dhe mund të imagjinojmë që të keqpërdoret edhe në të ardhmen.
Eshtë për këtë aresue që Komisioni Europian propozon sot një klauzolë ruajtje, që do të mundëojë ne që të pezullojmë përkohësisht liberalizimin e vizave në rast emergjence dhe rrethana të përkufizuara mirë”, u shpreh Malmstrom.
Kjo klauzolë do të kalojë përmes proçedurës së bashkëvendimit dhe mund të hidhet poshtë nga Parlamenti Europian.
Aprovimi nuk pritet të bëhet para fundit të vitit.