Berisha Vota e 8 Majit do te shnderrohet ne nje energji te pandalshme te zhvillimit
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të urës së re mbi lumin Buna, në Shkodër.
Kjo vepër ka një rëndësi të veçantë për lidhjet e akseve rrugore të vendit dhe qytetit të Shkodrës me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufi me Malin e Zi.
“Ne inaugurojmë këtë vepër të madhe, me një investim mbi 7 milion dollarë, me një sistem modern të hapjes që bën të mundur që Buna, në vitet që vijnë, të jetë një lumë i lundrueshëm, t’u ofrojë turistëve në këtë rajon, në Mal të Zi e në Shqipëri një prej hyrjeve turistike më të bukura në lumin e Bunës, liqenin e Shkodrës dhe në det. Me këtë urë ia dalim të dyfishojmë trafikun, komunikimin me Malin e Zi dhe të gjithë rajonin verior”, tha në përshëndetjen e tij drejtuar qytetarëve të Shkodrës me këtë rast, Kryeministri Berisha.
Sipas tij, kjo urë inaugurohet pas përfundimit të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, në të cilat me votën tuaj, me votën e Shkodrës u bashkuan më shumë se kurrë, që nga viti ’92 gjer më sot, mbarë shqiptarët, nga Vermoshi në Konispol, nga Gjirikastra në Kukës, nga Saranda në Tropojë.
“Qytetarët shqiptarë votuan për ëndrrën e bukur të fëmijëve të tyre, për ëndrrën e bukur të tyre, Shqipëria - vend i zhvilluar në vitin 2017”, shtoi Berisha.
Ndërsa në lidhje me procesin zgjedhor të 8 Majit, kreu i qeverisë tha më tej se “vota e 8 majit do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit”.
“Në këtë periudhë të shkurtër 18 mujore, ne përfundojmë autostradën Tiranë-Elbasan, në këtë periudhë do të nisim autostradën Lezhë-Shkodër me katër korsi, nisin punimet e tunelit e rrugës së Arbrit, Boshtit të Jugut.
Shqipëria brenda katër viteve që vijnë do të ketë një rrjet rrugor që do të bëjë krenar çdo shqiptar.
Mbështetja juaj plebishitare do të shndërrohet ashtu siç kemi premtuar në qindra dhe mijëra projekte, me të cilat ne do të ndërtojmë kudo kopshte moderne për fëmijët tanë, shkolla moderne për nxënësit tanë, spitale moderne për të sëmurët tanë, rrugët më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellësa e kanalizme.
Në të katër anët e këtij vendi, do të ndërtojmë standardet e një vendi të zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë përrallore që i ka dhuruar Zoti këtij vendi të shdërrohen në të mira për çdo qytetar të Shqipërisë”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë.