E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri i madh ne autostrade

Mjeti Iveko i cili u shkrumbua ne mesdite ne nje pike karburanti ne autostrade transportonte zift te nxehte e per rrjedhoje konsiderohet si rrezik zjarri.

Makina tashme e djegur teresisht duhej te dergonte ziftin per shtrimin e nje rruge ne dalje te Tiranes dhe ne castet qe tre punonjesit italiane kane ndaluar qe ta furnizojne me nafte cdo gje ka ndryshuar per pak sekonda.

Deshmitaret thone se te tre punonjesit te friksuar kane braktisur automjetin ne flake e te njejten gje kane bere edhe persona te tjere qe ndodheshin aty.

Derisa zjarrfikesit kane mberritur mjeti Iveko me targa italiane eshte shkrumuar komplet e se bashku me te edhe dy distributore te pikes se karburantit.

Nje zjarrfikes ishte mes personave te pare qe mberriten ne vendngjarje. Kishte vetem zjarr shumica e njerezve ishin larguar. Shtrime dy linja me shkume dhe me uje dhe zjarri u eleminua plotesisht ne kater minuta ka treguar ai.

Policia e Tiranes ka shoqeruar tre shtetasit italiane si dhe ka marre deshmine e punonjesve te kesaj pike karburanti.

Ngjarja pritet te mbyllet sipas eksperteve si nje renie zjarri aksidentale. Nga ana e tyre punonjes te kushteve te sigurimit te karburantit thane se kishte pak mundesi qe depozita te merrte flake pasi menjehere ne situata te tilla valvulat e furnizimit te naftes mbyllen automatikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›