Qellon arketaren se nuk i dha parate
Hyri per te vjedhur nje pike te Postes Shqiptare por duke mos ia arritur qellimit ka plagosur punonjesen e ketij filiali ne kryqytet. Gjate mesdites se djeshme nje person i pamaskuar ka hyre ne filialin Nr.31 te Postes Shqiptare ku ka kerkuar parate qe ndodheshin ne arke duke kecenuar me arme por ka hasur ne kundershtimin e kesaj kerkese nga punonjesja e ketij filiali. Malva Doka 40 vjece e gjendur nen kercenimin e ketij personi ka refuzuar qe ti jape shumen e kerkuar personit te armatosur. Ne kete moment grabitesi ka qelluar me arme ndaj punonjeses e cila ka marre nje plage plumbi ne trup.
I menjehershem ka qene reagimi i forcave te policise te cilat kane bere edhe rrethimin e zones duke bllokuar te gjitha rruget hyrese per ne zonen e Medresese. Nderkohe qe punonjeses se plagosur i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar me urgjence ne spital. Tashme 40 vjecarja po merr ndihmen e nevojshme mjekesore dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.Ka qene rreth ores 12.17 kur nje person akoma i paidenitfikuar nga forcat e policise ka tentuar te vjedhe filialin nr.31 te Postes Shqiptare qe ndodhet ne Rrugen e Dibres prane Medresese. Duke mos ia arritur qellimit ai ka plagosur me arme zjarri punonjesen e kesaj pike te postes ne kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranes bejne me dije per gazeten standard se gjate ecurise se hetimeve eshte konkluduar se autori fillimisht ka hyre ne ambientet e filialit te postes duke tentuar te vjedhe shumen e parave te mbylljes se borderove por duke hasur ne kundershtimin e punonjeses se filialit te postes ai e ka qelluar me arme zjarri duke e plagosur kete te fundit. Nje deshmitare nga vendngjarja ka treguar se jane degjuar vetem dy te shtena te cilat nuk jane kuptuar ne moment se nga po vinin. Vetem me mberritjen e policise eshte kuptuar sipas saj se cfare ka ndodhur. U degjuan vetem dy te shtena kur erdhi policia u mor vesh se personi ishte pa maske.
Pozicioni i kesaj pike qe ndodhet midis pallateve dhe prane kryqezimit te rrugeve e ka bere qe te piketohet nga grabitesit per tu vjedhur me shume se nje here. Kete fakt e verifikojne edhe punonjesit e policise te cilet kane thene se kete filial te postes ne kete lagje eshte tentuar disa here per ta vjedhur. Kjo eshte tentativa e dyte per te vjedhur filiale te ketij lloji ne harkun kohor te pese muajve. Rasti me i fundit eshte ai i ndodhur me 7 korrik te ketij viti kur prane Shkolles se Baletit ne Tirane eshte tentuar qe te vidhet arka numer 1 e zyres se OSSH ku ka mbetur e plagosur ne shpatull Vjollca Shteso punonjese e OSSH.