Sekuestrohen 250 kg kanabis arrestohet 36-vjecari Kalaj
Nje sasi e konsiderueshme lende narkotike eshte bllokuar mesditen e djeshme ne portin e Vlores ne tentative per te kaluar brigjet shqiptare drejt atyre italiane. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Shtetit strukturat e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Vlore rreth ores 1300 te dites se djeshme bene te mundur bllokimin e nje sasie prej rreth 250 kg lende narkotike te dyshuar kanabis sativa dhe kapjen ne flagrance te shtetasit Bektash Kalaj vjec 36 banues ne Orikum Vlore. Sipas policise kapja e ketij shtetasi eshte bere ne Piken e Kalimit Kufitar te Portit Vlore teksa do te udhetonte ne drejtim te shtetit italian me mjetin tip kamion te markes Scania me targa TR 6932 T. Bazuar ne informacionet e grumbulluara dhe hetimet e kryera nga Policia Kufitare ne bashkepunim me Sektorin kunder Narkotikeve ky mjet i drejtuar nga shtetasi Bektash Kalaj u perzgjodh per kontroll te plote. Nga kontrolli mbi catine e kamionit tip frigoriferik u vune re disa nderhyrje dhe mbi kete baze u be hapja e shtreses se siperme te mbuleses se kamionit ku u konstatuan 41 pako te medha me rreth 250 kg lende narkotike te dyshuar kanabis sativa. Aktualisht nga strukturat e Policise se Shtetit ndaj shtetasit Bektash Kalaj po kryhen veprimet procedurale dhe materialet ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise per Krime te Renda per vepren penale Trafik i lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.