E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin permbytjet ne fshatrat e Nenshkodres

Ujerat e lumit Drin jane te tejmbushura nga hapja e portave te liqenit te Vaut te Dejes.

Ujembledhesi i hidrocentralit eshte shume afer pikes maksimale dhe kjo ka detyruar KESH-in te hape portat e emergjences.

Ujerat kane vershuar ne tokat e Berdices prane rruges nacionale Shkoder-Tirane por pa kaluar mbi shtratin e rruges.

Te mbuluara nga uji jane edhe siperfaqe toke ne komunen Bushat qe ndodhet ne ane te lumit nderkohe qe permbytje jane verifikuar edhe ne Velipoje dhe ne Dajc ne vendin e quajtur Ura e De Gjolulit.

Uji ka ardhur sot paradite u ngjit gjysme metri dhe me teper por per fat te mire nuk hyri ne banese deklaron nje banor.

Ministria e Energjitikes leshoi ne oret e para te se merkures nje njoftim urgjent mbi gjendjen ne hidrcoentrale ku lajmeroi se tashme kane filluar shkarkimet permes portave te emergjences.

Prurjet ne Fierze kane arritur ne 800 meter kub ne sekonde nderkohe qe niveli i liqenit eshte 285.1 meter.

Ne hidrocentralin e Komanit prurjet jane rreth 1 mije meter kub ne sekonde dhe niveli i ujit ka arritur gati piken maksimale prej 174.16 meter vetem 85 centimetra larg pikes kritike.

Ne Vaun e Dejes situata eshte edhe me shqetesuese. Prurjet ne kete hidrocentral jane 1500 meter kub ne sekonde nderkohe qe niveli i ujit eshte vetem 25 centimeter poshte pikes kritike.

Ne kete hidrocentral qe eshte edhe i fundit i kaskades jane hapur portat e sigurise dhe po shkarkohet 800 meter kub uje ne sekonde sipas te dhenave te Ministrise se Energjitikes.

Edhe pse prurjet atuale ne kaskade jane mbi dy here me te uleta se ato te janarit kur vendi u perball me permbytje masive serish situata ne kaskade po parlajmeron rrezik.

Rreshjet e shiut shkaktuan permbytje edhe ne lindje te qytetit te Shkodres ne fshatin Bardhaj i cili u permbyt nga dalja e lumit Kir.

Dhjetra shtepi u zhyten deri nje meter nen uje. Vershimi i nje perroi shkaterroi nje ure provizore ne rrugen Shkoder-Hani Hotit.

Rruga eshte ne ndertim dhe ujerat morren edhe nje automjet ku ndodheshin dy te rinj qe shpetuan mrekullisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›