Malmstrom: Vizat, shumë shpejt jepet konfirmimi për Shqipërinë

Tiranë, 30 Mars NOA - Cecilia Malmström, Komisionerja për Punët e Brendshme ka deklaruar sot se Komisioni është i angazhuar tërësisht për përshpejtimin e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe proçesi do të vlerësohet si një proçes teknik.
Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të dhe shpresoj, që së shpejti do tju japë afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë dhe Bosnjën, - deklaroi Malmstrom.
Sipas komisioneres, vizita e delegacionit të europarlamentarëve në Shqipëri është inkurajuese në këtë drejtim.
Më poshtë ndiqni intervistën e shkurtër që Malstrom ka dhënë sot për Tv Klan:
A është
e vërtetë, siç kam mësuar ditët e fundit, që Komisioni ka një angazhim të ri
për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës?
Unë dhe Komisioni jemi shumë të angazhuar në këtë
drejtim dhe unë jam takuar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnjës. Atë
që po pres tani është të finalizohet raporti i ekspertëve dhe unë pastaj do të
lexoj të dyja raportet. Përshpejtimi varet sigurisht nga rezultatet e vetë
vendeve. Ne kemi vendosur kritere, vendet e dinë se çduhet të përmbushin, ne
mundohemi që t'i ndihmojmë, por përshpejtimi i marrjes së vendimit lidhet me
progresi e këtyre vendeve".
Një
grup eurodeputetësh ishin kohët e fundit në Shqipëri. Ata deklaruan, se janë të
kënaqur me përmbushjen e kritereve teknike. Sa inkurajuese është kjo për juve
që të hartoni një raport pozitiv?
"Kjo është sigurisht shumë inkurajuese. Unë jam
në kontakt me eurodeputetët dhe ne kemi një dialog midis nesh. Por Komisioni
Evropian ka ekspertë të shteteve anëtare që e shohin përmbushjen e këtyre
kritereve në aspekt shumë teknik. Por proçesi duhet të jetë i tillë. Ai duhet
të jetë shumë teknik, për të qenë i besueshëm. Këto raporte po finalizohet dhe
shpresoj t'i marr sapo të mbarojnë Pashkët, që t'i studioj dhe të nxjerr
konkluzionet".
A jeni optimiste për prezantimin e
propozimit legjislativ në fillim të majit?
Cecilia Malmström "Nuk dua të jap data të prezantimit të propozimit
legjislativ tani, para se të kem lexuar raportet për të dyja vendet, pasi nuk
dua të krijoj pritje të kota. Unë e kuptoj rëndësinë e heqjes së vizave sa më
shpejt për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës, aq më tepër për të rinjtë e
këtyre vendeve, por nëse nuk plotësohen kushtet që janë vendosur, atëherë kjo
sdo të pranohet nga disa shtete anëtare.
A mendoni, se mund të kemi vendimin
përfundimtar, nuk po flas për zbatimin, por për vendimin para pushimeve
verore?
Nuk mund të flas për këtë tani. Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të dhe
shpresoj, që së shpejti do tju japë afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë
dhe Bosnjën.