Ligji Anti-Mafia, kërkohen të dhënat e shqiptarëve në Gjermani

Biseda e dy drejtuesve të policisë është fokusuar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kuliçaj ka shprehur interes për vazhdimin e mëtejshëm të shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe asaj gjermane në fushën e hetimit të krimit financiar, krimit kompjuterik, dhe trafiqeve të paligjshme.
Duke u ndalur në miratimin e ligjit, Anti-Mafie, përfaqësuesi i policisë shqiptare, Kuliçaj, ka theksuar domosdoshmërinë e shkëmbimit të të dhënave kriminale për të gjithë shtetasit shqiptar që janë dënuar në Gjermani për veprat e krimit të organizuar, për të cilët pas marrjes së dënimit, ligji lejon që të hetohen pronat dhe pasuritë e tyre që i kanë krijuar në rrugë të paligjshme në Shqipëri.
Presidenti i Policisë Federale Kriminale Gjermane, Jorg Ziercke, ka garantuar rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbim më të madh te informacionit në lidhje me veprimtaritë kriminale.
Kam mbetur shumë i impresionuar dhe me përshtypje shumë pozitive nga kjo vizitë, qoftë për teknikat që ju përdorni, ashtu edhe për standardet e larta që keni arritur. Ju u shprehët se baza për bashkëpunimin policor është besimi dhe dua ta mbështes plotësisht këtë mendim tuajin, ka deklaruar Ziercke.
m.xh/NOA