E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom dhe Fule per heqjen e vizave

Eurokomisionerja per Ceshtjet e Brendshme Sesilia Malmstrom dhe eurokomisioneri per zgjerimin Stefan Fule kane pershendetur vendimin per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Nepermjet deklatarave ata e quajne kete nje date historike per te dy vendet.

Sot eshte nje dite historike per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.Qytetaret e ketyre dy vendeve se shpejti do te jene te afte per te levizur me nje pasporte biometrike pa viza ne vendet e Bashkimit Europian duke u bere pjese keshtu e kushteve te levizjes me regjim te lire te vizave ne zonen shengen.Levizja e lire do te theshtesoje kontaktet mes njerezve do te zgjeroje mundesite e biznesit si dhe do ti jape mundesi njerezve te rajonit per te njohur me nga afer Bashkimin Europian.Por regjimi pa viza vjen dhe me nje sere detyrimesh per te dyja qeverite dhe qytetaret e dy vendeve te cilat perfitojne nga kjo levizje e lire.Ne kornizen e meparshme te procesit te liberalizimit te vizave me Ballkanin Perendimor ne hasem nje fluks ne rritje te kerkesave per azil.Kjo ka qene nje shqetesim madhor per vendet antare te Bashkimit Europian si dhe nxiti komisionin Europian per te ngritur nje proces monitorimi pas liberalizimit te vizave i cili ka si synim parandalimin e rrezikut qe vjen nga keqperdorimi i procedurave te kerkesave per azil.Eshte e rendesise se madhe qe Shqiperia dhe Bosnia te vazhdojne intensifikimin e fushates informuese me synimin e shpjegimit te duhur qytetareve te tyre domethenien e levizjes se lire afatshkurter dhe se cfare perfshin ajone vecanti paralajmerimet per mos keqperdorimin e regjimit me viza te liberalizuara.Kam besimin se perpjekjet e bera nga dy vendet se bashku me mekanizmin e monitorimit do ofroje nje pergjigje efikase per keto shqetesime si dhe do u mundesoje qytetareve te shqiperise dhe Bosnje Hercegovines qe te perfitojne nga kjo mundesi historike eshte shprehur Cecilia Malmstrom eurokomisionere per ceshtjet e brendshme.

Regjimi me viza te liberalizuara eshte prova me e mire ku reformat e vendeve sjellin nje perfitimi te prekshem per qytetaret si dhe bashkepunimin e mire me vendet e bashkimit Europian.Ne mund te vazhdojme ne kete menyre progresin e reformave te cilat duhen per ti sjelle dy vendet me afer drejt aspiratave te tyredeklaron Stefan Fule eurokomisoneri per zgjerimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›