Tanja Fajon pershendet vendimin e ministrave te Brendshem

Vendimi per heqjen e vizave nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian eshte pershendetur dhe nga eurodeputetja Tanja Fajon. Ne nje deklarate per shtyp eurodeputetja sllovene thote se sot eshte nje dite e madhe per Shqiperine dhe Bosnjen dhe kjo eshte nje arsye per te festuar. Pergjegjesia eshte e te gjithve thote Fajon ne deklaratene saj duke shtuar se frika e disa shteteve per rritje te numrit te azilkerkuesve eshte e pajustifikuar.
Heqja e vizave nuk eshte nje bilete per te marr statusin e azilantit te rezidentit te perhershem apo per te punuar. Komisioni Europian do te monitoroje implementimimin e te gjitha standardeve ne te dy vendet. Kjo eshte nje garanti per shtetet anetare dhe Parlamentit Europian per te vepruar ne rast te dhunimit te rregullave thote Fajon. Duke theksuar se shqiptaret mund te levizin te lire nga mezi i dhjetorit ajo premtoi se edhe Kosova nuk do te mbetet e izoluar ne kete proces. Tashme eshte koha qe KE te kete synime te qarta per te gjetur nje zgjidhje se si te perfshihet Kosova ne procesin e liberalizimit te vizave.
Anisa Braho