E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maloku kërkon Qeveri Teknike

Drejtues të Partisë së të Gjelbërve të Kosovës (PGJK) kanë thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK do ta ketë të vështirë të funksionojë pas konfrontimeve gjatë fushatës zgjedhore. Për të tejkaluar këtë gjendje, kjo parti këshilluar krijimin e një qeveria teknike si zgjidhje më e mirë për Kosovën.

“Nuk ka as kushte minimale demokratike e programore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, prandaj zgjidhja e vetme do të ishte një qeveri teknike për t’i dhënë hapësirë ftohjes së gjakrave dhe përpilimit të programeve partiake”, ka thënë Kryetari i të Gjelbërve, Daut Maloku në një konferencë për media të dielën.

Ai ka shprehur qëndrimin se PGJK’ja i pranon rezultatet e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, të cilat sipas tij dëshmuan edhe një herë për demokracinë e brishtë në Kosovë.

“Zgjedhjet degjeneruan sa që vende-vende u votua për inate e jo për programe apo oferta elektorale partiake, kështu neve ishim jashtë këtyre lojërave të dëmshme për demokracinë e brishtë kosovare”, ka konstatuar Maloku.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile se nuk kanë bërë sa duhet në përfaqësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare sa i përket luftës kundër ngrohjes globale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›