Miqesoret e luksit Spanja mund Uruguajin
E mërkura ishte e shkëlqyer me futbollin e saj në Europë, por edhe përtej kontinentit të vjetër. Emrat më të mëdhenj u përplasën si Spanja me Uruguajin apo Franca me Gjermaninë.
Kampionët e botës dhe të Europës mundën një tjetër kampion, atë të Amerikës së Jugut, madje 3-1. Sesk Fabregas shënoi një gol me fat për skuadrën e Del Boskes, në stadiumin e Dohës.
Më tej Rodrigez barazoi për uruguajanët, por “furitë e kuqe” ishin tepër të forta. Pedro shënoi dy gola duke siguruar suksesin e radhës për ekipin iberik.
Franca kishte shumë kohë që nuk mundej nga Gjermania, por kjo traditë ndryshoi. Pavarësisht se “gjelat” kaluan të parët në epërsi në “Stadë dë Frans”, me golin e Valbuenës, skuadra e Joakim Lëvit nuk u dorëzua.
Tomas Myler barazoi në nisje të pjesës së dytë dhe Sami Kedira siguroi një fitore miqësore, por tepër prestigjoze.
Në “Uembli”, Anglia arriti një fitore tepër të rrallë ndaj Brazilit. Pasi Ronaldinjo humbi 11-metërsh për miqtë, Uejn Runi shënoi golin e parë anglez. Pesë herë kampionët e botës u përgjigjën me golin e Fredit, por nuk mjaftoi.
Veterani Frenk Lampard ishte autor i golit të fitores për kombëtaren e “luanëve”.
Në Holandë, “tulipanët” barazuan 1-1 me Italinë. Pasi Xhermen Lens shënoi golin e epërsisë u duk se vendasit do të fitonin, por pikërisht në sekondat e fundit barazimi erdhi me golin e Marko Verratit.
Së fundi, Argjentina fitoi në Suedi 3-2, ndonëse Mesi nuk shënoi. Lustig shkaktoi autogol, pastaj Olson barazoi dhe Aguero e Higuain i ridhanë epërsinë argjentinasve. Në fund, Elm thjesht shkurtoi shifrat.