E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesoret mesjava me sfida luksi

Futbolli ndërkombëtar hedh në fushë artilerinë e rëndë.

Pas pauzës disa mujore, ekipet përfaqësuese kthehen me miqësore luksi.

Një prej sfidave më interesante është ajo në “Ëembley” ku Anglia do të luajë me Brazilin. Luis Felipe Scolari debuton në stolin e “seleçaos” në ndeshjen për nder të 150 vjetorit të themelimit të federatës angleze.

Paralelisht zhvillohet edhe miqësorja ndërmjet Holandës dhe Italisë. Pavarësisht mungesave të shumë yjeve dhe një skuadre pa shumë eksperiencë, Van Gaal do të provojë të thyejë “të kaltërit”.

Në Stokolm përballen Suedia e Zlatan Ibrahimovic dhe Argjentina e Lionel Messit. E gjithë vëmendja është përqendruar te dy sulmuesit.

Përballje gjigandësh luhet edhe në “Stade de France” të Parisit. Në orën 21:00, në fushë zbresin Franca dhe Gjermania. Një përsëritje e ndeshjes së një viti më parë, ku francezët fituan 2-1 në Bremen.

Në Katar Spanja luan me Uruguajin, një prej kundërshtarëve të Kupës së Konfederatave, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos ndeshet me Ekuadorin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›