E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiljeta bëhet nënë

Çiljeta bëhet nënë për herë të parë. Një ditë pas ditëlindjes së saj,Çili ka sjellë në jetë sot djalin e saj Fernandon i cili lindi mbi 3 kg.

Pak ditë më parë këngëtarja njoftoi se java që vjen (kjo javë) do të jetë koha kur do të bëhej nënë.

“Kam vendosur të bëj lindje me operacion, për të qenë më e sigurt dhe për ta pasur nën kontroll këtë lindje”, tha Çiljeta për “Panorama”.


Në lindje ka asistuar dhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›