Malouda i pakënaqur

Mesfushori i Chelseas, Florent Malouda ka pranuar se është i pakënaqur në Stamford Bridge dhe se konsideron mundësinë e largimit nga klubi nëse nuk paraqitet më tepër.
Reprezentuesi francez bëri vetëm nëntë paraqitje në Premierligë këtë sezon dhe tashmë ka njoftuar menaxherin Carlo Ancelotti për pakënaqësinë e tij.
Por, ai beson se Chelsea nuk do ta lejoj largimin e tij edhe pse ai ka qëllime tjera.
“Jam i gatshëm të shikoj diku tjetër. Nuk kam problem të gjej klub të ri. Por, klubi më ka mbyll dyert e largimit në janar por edhe në qershor”, tha ai.