Mancini e fton Vieiran në City

Sipas tabloidit anglez Daily Mail, menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini është i interesuar për mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
Ish kapiteni i Arsenalit dëshiron të luajë në vazhdimësi për të siguruar një vend në Kombëtaren franceze në prag të Kampionatit botëror 2010 dhe mund të merr në konsideratë thirrjen e Mancinit, të cilin e njeh mjaft mirë meqë kanë punuar së bashku në Inter.
Manchester City thuhet se është i gatshëm ti ofrojë Vieiras pagë të ngjashme me ata që aktualisht përfiton në Inter.