E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi shtyhet kthimi i kredive

Kryeministri grek Jorgo Papandreu foli per te paren here per zgjatjen e afatit te kthimit te kredive miliarda euro te ndihmes te Bashkimit Evropian dhe te Fondit Monetar Nderkombetar. Nje zgjatje e shlyerjes gjendet tashme ne tryeze e citon ate gazeta greke Proto Thema.

Ministri i financave Jorgos Papakonstadinu kishte vene ne dukje se sipas planit aktual te shlyerjes Greqia duhet te beje pagesa te larta ne vitet 2014 dhe 2015. Prej Bankes Qendrore Evropiane erdhen zera paralajmerues pasi nogociimi i ri do te vinte ne pikepyetje edhe besueshmerine e premtimeve te Athines ne nje kohe kur sipas Wall Street Journal pritet te shtohet dhe me presidioni nga FMN dhe BE per thellimin e masave shtrenguese.

Lajmi konfirmohet dhe nga diploamte greke te cilet thone se edhe sivjet shteti grek ka gjasa te mos arrije nivelet e kerkuara te reduktimit te deficitit.

Ne baze te kushteteve te kredise Greqia duhet ta reduktoje deficitin ne 8.1 te GDP-se per sivjet dhe ne 7.6 te GDP ne 2011. Por masat shtrenguese deri tani kane rrudhur me 4 ekonomine kete vit ndersa papunesia ka arritur ne 12.2.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›