E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, pranga 2 anëtarëve të B13- së

Janë arrestuar sot dy anëtarët e fundit të bandës së njohur me emrin B13, të cilët konsideroheshin dhe kokat. Policia e Sarandës bënë të ditur se në pranga kanë përfunduar Fatjon Abazi, i njohur me pseudonimin Nole dhe Lisjen Kazo 21 vjeç.

Ata akuzohen për 14 grabitje, vendosjen e eksplozivit në automjetet e ish- kreut të krimeve të rënda të Sarandës Ilir Zhupa e të ish-shefit të grupit të gatshëm Aleksandër Lilo, si dhe për shkatërrimin me eksploziv të një pub-i në Sarandë.

Kazo dhe Abazi janë arrestuar pak para mesnatës, ndërsa ishin duke kryer grabitjen e radhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›