Maluda rinovon kontratën me Çelsin

Florent Maluda rinovon kontratën e tij me Çelsin edhe për dy sezone të tjerë. Anësori francez i jep fund kështu zërave të fundit që e shihnin atë larg skuadrës së drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti. Maluda zhvilloi një fazë të dytë mjaft të kënaqshme këtë sezon, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane. "Mund t'ju them se kam nënshkruar një kontratë të re 2 vjeçare me skuadrën e Çelsit, -deklaron Maluda. Kjo do të thotë që jam në 'Stamford Bridge' edhe për katër sezone të tjerë, pasi dy i kam nga kontrata e parë". Me nënshkrimin e kontratës së re, Maluda kërkon të mbyllë edhe zërat që qarkullojnë rreth tij. "Dihet që në çdo merkato ka spekulime të shumta, por shpresoj që me këtë marrëveshje ato të mbyllen", përfundon francezi.