E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Heqja e vizave evropianizon vendin

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski është shprehur se heqja e vizave me vendet e BE-së do të evropianizojë edhe më tej shoqërinë maqedonase. "Mendoj se regjimi pa viza do të mundësojë evropianizimin e shoqërisë maqedonase, si dhe do të ketë shumë rëndësi në procesin e afrimit të vendit drejt BE-së", ka pohuar Milloshoski. Shefi i diplomacisë maqedonase është shprehur optimist se pas heqjes së vizave do të caktohet shumë shpejt data për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›