Mamaja e burrit nuk është shtriga
Autori i Lajmit: red.
Është e mbjellë në shpirtrat e shumë prej njerëzve, se vjehrra është diçka e urryer, e cila e rivalizon nusen që futet në shtëpinë bashkëshortore. Nusja e re duhet të kujdeset të bashkëpunojë me vjehrrën në mënyrë që t i ruhet sherrit të saj. Sepse shpesh ndodh që nusja e shikon shtrembër çdo fjalë që nxjerr vjehrra apo çdo lëvizje që ajo bën, i jep rëndësi gjërave të parëndësishme dhe keqkupton shpesh sjelljet e saj. Pastaj fillon e thurr ngjarje e histori sipas versionit të saj, e nga këtu ato të dyja fillojnë të urrejnë njëra-tjetrën. Zhduket këtu respektimi ndaj prindërve, e në të njëjtën kohë zhduket bereqeti e shumë të mira në këtë shtëpi.
Çfarë duhet të kenë parasysh nuset e reja, për të pasur harmoni me vjehrrat e tyre?
- Duhet të flakësh nga mendja atë pamje të frikshme të vjehrrës dhe në vend të saj të vendosësh atë se vjehrra jote është sikurse nëna jote, e në rast se ajo gabon ndonjë ditë, sillu me të sikur të ishte nëna jote.
- Mos i trego bashkëshortit tënd çdo gjë që ndodhë ndërmjet teje dhe vjehrrës duke u ankuar e duke qarë në mënyrë që zemra e tij të kthehet nga ti, e në ketë mënyrë ta bësh atë të mendojë për nënën e tij si një njerkë të keqe.
-Nëse shikon ndonjë mangësi tek bashkëshorti yt kundrejt nënës së tij, duhet të jesh ti që ta kujtosh e ta nxisësh atë ta vizitojë nënën më shpesh.
- Bashkëshortja e mençur nuk ndërhyn në dhuratat që bashkëshorti i saj i dhuron nënës së tij, por përkundrazi e shtyn atë që t i japë nënës së tij sa më shumë. Madje, edhe ajo nga ana e saj, duhet t i bëjë dhurata të veçanta, personale herë pas here.
- Nëse shkon për vizitë tek vjehrra jote, mundohu ta ndihmosh atë në punët e shtëpisë, e mos rri mysafire e rëndë.
- Bashkëshorte e zgjuar është ajo, e cila ia fiton zemrën vjehrrës së saj me sjelljen dhe moralin e mirë.
- Bashkëshortja e sinqertë është e kujdesshme në edukimin e fëmijëve për respektimin dhe bindjen ndaj gjyshes së tyre. Po ashtu ajo mbjell në zemrat e tyre dashuri dhe sjellje të mirë ndaj saj, i mëson ata të vizitojnë gjyshen e tyre, e të mos jetë shkaktare për ndarjen ndërmjet tyre.
-Kujdesu gjithashtu në mësimin e fëmijëve me edukatën e vizitës së gjyshes së tyre, veçanërisht nëse është e moshuar, mos i lejo fëmijët ta bezdisin atë me zërat dhe lëvizjet e tyre. T i mësosh gjithashtu të mos bëjnë rrëmujë e mos lejo të dalin nga shtëpia, derisa të sistemojnë gjithçka që e kanë prishur, e të pastrojnë vendin ku kanë ndenjur. Kështu, vjehrra do ta dëshirojë vizitën tuaj çdo ditë, e do t ju lutet që të vini përsëri.
- Nëse bashkeshortit tënd i dalin përpara dy kërkesa, një e jotja dhe tjetra e vjehrës, çfarë do të bëje ti? A do të pranoje që shtëpia jote të shndërrohej në grindje apo pakënaqësi të padurueshme derisa të kryente kërkesën tënde përpara kërkesës së saj? Apo do t i jepje përparësi kërkesës së saj ndaj tëndes?
Nëse kërkon harmoninë e familjes, jepi përparësi kërkesës së saj përpara tëndes me zemër të mirë e pa u mërzitur. Ki kujdes e mos e ndiz zjarrin e zemërimit në mënyrë që të prishësh marrëdhëniet ndërmjet teje dhe bashkëshortit tënd për shkak të kësaj. Me të vërtetë, vjehrra jote nëse shikon prej teje këtë sjellje e këtë nderim, dije se ajo pa dyshim do të tolerojë shumë gjëra më pas.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008