E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të mbash martesën të lumtur

Autori i Lajmit: red.
Nusja dhe dhëndrri të emocionuar dhe të mahnitur me dasmën dhe martesën, vetëm disa muaj më vonë, e kuptojnë se martesa nuk është detyrë e lehtë, por ajo merr shumë mund dhe durim. Këshillat e mëposhtme janë për burrin dhe për gruan që të marrin shumë shpërblime në këtë lidhje të mrekullueshme dhe të ndërlikuar.
Hyr në martesë me qëllim të pastër
Të dy bashkëshortët duhet të hyjnë në martesë me qëllimin e pastër. Vetë martesa është një akt i adhurimit dhe secili nga bashkëshortët do të shpërblehet. Mos bëni asgjë për përfitim dhe mos prisni që pas përkushtimit, të përfitoni prej bashkëshortit tuaj. Gjeni qëllime të përbashkëta me partnerin tuaj. Nëse jetoni në martesë si për veten tuaj, atëherë shpejt ose vonë do të jeni vetëm.
Mos mbani shpresa joreale
Para martesës, njerëzit shpesh kanë ide joreale për burrin (gruan) e ardhshëm të tyre, posaçërisht përsosmëri në të gjitha aspektet. Kjo rrallë ndodh në realitet dhe mund të sjell probleme dhe shqetësime të panevojshme. Nerëzit janë qenie të papërsosura, që do të thotë se gjatë jetës mund të bëhen shumë gabime. Duke pasur parasysh jopërsosmërinë e njeriut, ne do të jemi përzemërsisht të befasuar dhe të kënaqur kur burri ynë është më i mirë se sa kemi shpresuar.
Theksoji të mirat e burrit tënd
Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bjerë mbi cilësitë pozitive që ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative. Duke u përqëndruar tek cilësitë pozitive të bashkëshortit, do të ndikosh indirekt në dobësimin e cilësive negative.
Bëhu shoku më i mirë i burrit
Mundohu të kujtosh se çfarë mendon ose bën shoku më i mirë për burrin tuaj. Kjo nënkupton ndarjen e interesave, përvojave, ëndrrave, dështimeve dhe mërzitjeve. Kjo mund të nënkuptojë kuptimin e dëshirave dhe jodëshirave të burrit dhe përpjekjen për ta kënaqur atë në çdo mënyrë të mundshme. Shoku më i mirë është gjithashtu dikush që është i sigurtë për t i besuar dhe për t u mbështetur në të. Bashkëshorti duhet të jetë shok që njeriu dëshiron ta mbajë gjatë gjithë jetës.
Të kalosh kohën e veçantë me të
Nuk është e mjaftueshme të ndani hallet, punët e përditshmë dhe bisedat e shkurtra së bashku. Bashkëshortët, gjithashtu, duhet të gjejnë kohë të përqëndrohen për ta forcuar lidhjen e tyre. Shpesh çifti është i zënë me detyrat e tyre të ndara dhe harrojnë të punojnë në njërin prej elementeve më të rëndësishme në jetë. Koha e veçantë mund të jetë edhe diçka modeste, bisedë e gjatë, të ecurit e gjatë në natyrë (shëtitje), të kushtuarit e një interesi të sinqertë të preokupimeve të partnerit etj..
Shprehni ndjenjat shpesh
Ky mund të jetë koncept shumë perëndimor dhe diçka që disa njerëz vështirë mund ta plotësojnë, por është e rëndësishme të jesh i hapur dhe i sinqertë për ndjenjat pozitive dhe negative. Komunikimi duhet të jetë gjithmonë i hapur edhe ndonjë shqetësim mund të nxisë vëmendjen e bashkëshortit shumë shpejt. Arsyeja e kësaj është se ajo që fillon si shqetësim i vogël, mund të rritet në problem të madh nëse nuk drejtohet siç duhet.
Pranoji gabimet dhe kërko falje
Të pranosh gabimet, është hapi i parë drejt shinës së përbashkët. Të kërkosh falje por edhe të falësh bashkëshortin. Njeri i fortë është ai i cili e pranon gabimin, kërkon falje nga tjetri dhe punon shumë për t i ngritur pikëpamjet e tij për të ndryshuar. Kur personi nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë do të ketë pak përparim dhe rritje në martesën e tij.
Kurrë mos i kujto gabimet e të kaluarës
Mund të jetë shumë e prekshme për personin tjetër t ia kujtosh gabimet e kaluara. Përgjithësisht, nuk është e pëlqyeshme të jetohet në të kaluarën. Dikush mund t i kujtojë gabimet që janë bërë në mënyrë që ato të mos përsëriten më, por kjo s duhet të bëhet jashtë mase. Natyrisht, si njerëz, ne s jemi në pozitë t i gjykojmë personat e tjerë. Këshilla mund të jepen, por jo në mënyrë të dëmshme.
Befasoni njëri-tjetrin kohë pas kohe
Kjo nënkupton të sjellim në shtëpi ndonjë dhuratë të vogël ose lule, përgatitjen e një surprize të veçantë, të vishesh dhe ta zbukurosh vetveten (kjo s vlen vetëm për femra), etj.. Pak imagjinatë mund të bëjë shumë. Ideja është të ndryshojmë pak në martesë dhe ta largojmë rutinën e mërzitshme që mund të ndikojë negativisht në martesë.
Të kesh sens për humor
Ky aspekt i veçantë mund të sjellë atmosferë në shtëpi. Gjithashtu, duhet të kuptosh se kjo karakteristikë i pëlqen burrit tënd dhe për këtë shkak ai kërkon ta kalojë kohën me ty. Serioziteti tej mase dhe vend e pa vend nuk është aspak seriozitet. Jepini liri shpirtërore partnerit tuaj.

Disa këshilla për diskutime dhe mospajtime
Mos u zemëroni kurrë të dy në të njëjtën kohë

Fillo me qëllimin për ta zgjidhur çështjen. Nëse të dy bashkëshortët e kanë këtë qëllim dhe planifikojnë të këshillohen së bashku, ka më shumë mundësi se do të ketë zgjidhje të suksesshme. Kujtohu se duhen dy veta për t u grindur. Nëse vetëm një person zgjedh të mos sjellë shkak, atëherë s do të ketë argument për grindje. Përgjithësisht, ai që ka gabuar, flet më së shumti. Të dy bashkëshortët nuk duhet të zemërohen në të njëjtën kohë. Nëse njëri prej bashkëshortëve zemërohet, më mirë është që tjetri të mundohet të mbetet i qetë dhe i përmbajtur. Kurrë mos i bërtisni njëri-tjetrit, përveç kur digjet shtëpia. Natyrisht, djegia e shtëpisë nuk ndodh shpesh, e kështu duhet të ndodhë edhe me bërtitjen. Kurrë mos shko për të fjetur me një diskutim të pazgjidhur. Kjo është njëra prej gjërave më të këqija, që mund të ndodhin në martesë dhe duhet të largohet sa më shumë që të mundet. Kjo shkakton cënimin e ndjenjave dhe përgjithësisht acaron problemin. Nëse njëri bashkëshort duhet që të fitojë, atëherë le të fitojë bashkëshorti juaj. Mos u mundoni të fitoni vetë. Kjo është arsyeja kryesore që diskutimet bëhen të nxehta.

Ky lajm është publikuar: 04/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›