E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maminas, zjarr në një fabrikë tullash

TIRANE- Një fabrikë tullash në Maminas është përfshirë nga flakët rreth orës 14.00. Sipas grupit hetimor të ngritur në vendngjarje dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë nxehtësia e krijuar në depozitën e solarit, e cila ka shkaktuar edhe shpërthimin e depozitës. Gazetari i NEWS 24 Spartak Koka njofton se pas shpërthimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje grupi hetimor dhe forcat e zjarrfikësve, nga Durrësi e Tirana.

Pas ndërhyrjes së tyre janë lokalizuar flakët e zjarrit pas një ore dhe janë shpëtur edhe dy depozitat e tjera të solarit dhe një depozitë gazi e cila ndodhet brenda fabrikës së tullave.

Fatmirësisht zjarri ka përfshirë depozitën që kishte sasinë më të pakët të solarit. Dëmet në fabrikë ishin vetëm materiale, nuk pati persona të lënduar edhe pse në fabrikë kishte punëtorë.

(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Maminas, zjarr në një fabrikë tullash

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›