E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjet plotësisht një banesë

ELBASAN- Një zjarr i rënë në rrethana ende të paqarta ka djegur plotësisht një banesë njëkatëshe në lagjen “ Spahikorre” të qytetit të Elbasanit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse në vendin e ngjarjes konfirmojnë se zjarri ka djegur vetëm orenditë e shtëpisë dhe nuk ka patur dëme në njerëz, pasi familja kishte më shumë se dhjetë vjet që nuk jetonte në këtë banesë. Ndërsa flakët e zjarrit të favorizuar edhe nga era e nxehtë janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikur edhe disa banesa shumë pranë.

Dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor në vendngjarje paraprakisht konkludon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur hedhur padashur në çatinë e banesës së pabanuar, megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëndijë elektrike. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.
Ky është rasti i parë i zjarreve në qarkun e Elbasanit në këtë stinë të nxehtë vere.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›