E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras e Lac, te gjithe kunder dhunes

Ndergjegjesimi i te rinjve kunder dhunes ne familje, kesaj here eshte realizuar ne qytezat, ku dhuna dhe mentaliteti i eger jane ende te pranishme. Pikerisht per kete arsye, shoqata "Gruaja kryefamiljare" ne bashkepunim me pushtetin vendor dhe Drejtorine Arsimore, ka realizuar projektin "Edukimi i te rinjve mbi barazine gjinore dhe parandalimin e dhunes ne familje". Projekti, i mbeshtet nga United Nations Albania dhe Ministria e Punes dhe Ceshtjeve sociale, u realizua ne shkollat e mesme te Lacit, Mamurrasit, Milot, Gurez, dhe Gorre. Ndergjegjesimi i te rinjve per nje shoqeri ku trajtimi i femres dhe mashkullit te kryhet ne kushte te barabarta, ushtrimi i te drejtave natyrore, si ajo e pronesise, jetes dhe arsimimit si dhe te drejtes se fjales dhe te mendimit, ishin ne qender te leksioneve, debateve de tavolinave te rrumbullaketa te te rinjve.

Nje teme tjeter e rendesishme e projektit qe u realizua per gjate nje muaji, ishte dhe sensibilizimi i nxenesve per pasojat shume negative te dhunes ne familje, vecanerisht ndaj femijeve. Me kete rast, ne mbyllje te projektit te rinjte e Mamurrasit dhe Lacit organizuan nje tubim paqesor me moton "Te rinjte kunder dhune, pro tolerances. Pjesemarresit, nxenes te shkollave te mesme moren dhe certifikata. Sipas kryetares se Shoqates "Gruaja Kryefamiljare" Luljeta Hysi, si target grup i projektit, u zgjodhen pikerisht zonat e Kurbinit, ku barazia gjinore dhe dhuna ne familje jane ceshtje shume te prekshme, me pasoja te konsiderueshme ne jeten e komunitetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›