Investime ne varrezat publike nga bashkia
Fier - Bashkia e qytetit te Fierit ka miratuar nje fond ne vleren 6 milione leke per mbrojtjen e varrezave publike te qytetit. Ne projektin e hartuar nga departamenti i Sherbimeve Publike, perfshihen ndertimi i mureve mbrojtese si dhe permiresimi i infrastruktures. Sipas drejtoreshes se departamentit te Sherbimeve Publike ne bashki, Elida Qyrana, shirat e vazhdueshem te para disa diteve kane bere qe shtresa e dheut ne territorin ku shtrihen varrezat publike te rreshqase. "Vet pozicioni, perberja dhe struktura e tokes e favorizon fenomenin e rreshqitjes se dheut. Bashkia ka miratuar nje fond ne vleren 6.000.000 leke per financimin e projektit te mbrojtjes se varrezave. Ka filluar ne fakt ndertimi i mureve mbrojtese me gur e beton. Per t'u ardhur ne ndihme qetareve, per te rritur cilesine e sherbimit brenda territorit te varrezave do te shtrohen dhe asfaltohen rruget e brendshme. Duhet pranuar se ka varre te demtuar nga rreshqitja e siperfaqes se tokes ne varrezat e qytetit"- pohon Qyrana per gazeten.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj