Liri Berisha, dhurata per jetimet ne Kavaje
KAVAJË - Kavaja eshte qyteti qe ka numri me te madh te femijeve jetime ne raport me popullsine. Keshtu qe per ta zbutur sado pak kete panorame te dhimbshme, ne kete prag festash, zonja Liri Berisha ne emer te fondacionit "Femijet Shqiptar", qe ajo drejton ka sjelle dhurata dhe ndihma ushqimore per 230 femijet jetime te ketij qyteti, me shpresen per t'i ngushelluar sado pak ne kete fundviti. Zonja Berisha, e cila shoqerohej edhe nga deputetja Lajla Pernaska e ka bere urimin e saj te pare per festat e fundvitit, nga qyteti i Kavajes, duke iu uruar femijeve Gezuar Festat. Ndersa ka bere te ditur se premtimi i Fondacionit Femijeve Shqiptar ka qene dhe do te jete gjithmone prane tyre jo vetem ne raste festash por edhe kur ata kane gezime apo probleme te tjera. Urimit te zonjes Berisha i eshte bashkuar edhe urimi i zonjes Pernaska, e cila tha se femijet meritojne me shume, per te gezuar njesoj si te gjithe femijet e tjere ne keto dite festash. Ku asnje nga femijet nuk duhet te mbetet jetim por duhet te gezoje prane gjirit te familjes.
E. Arapi
E. Arapi