Mamurras, ekzekutohetme armë një 23-vjecarplagoset një tjetër
MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme rreth orës 22:45 në autostradën pranë Mamurrasit. Një i ri i moshës 23- vjec ka gjetur vdekjen pas të shtënave me armë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa mësohet se pranë vendit ku është gjetur viktima Ersid Rama ndodhej edhe një 24-vjecar i plagosur.
Policia dyshon se dy të rinjtë kanë shtënë me armë kundër njëri-tjetrit. Viktima Ersid Rama mësohet se eshte gjetur në makinën e tij, ndërsa pranë saj ndodhej edhe një pistoletë. Ndërsa i plagosuri 24-vjecar i identifikuar si Bert Seiti, është gjetur me një tjetër armë në dorë. Këto fakte cojnë policinë të dyshojë se të rinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)