E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti:Jemi përpjekur për realizimin e synimeve historike

Në fjalimin me rastin e tetë-vjetorit të formimit të BDI-së, që u mbajt në Gostivar, Ahmeti theksoi gjithashtu se ''këtë detyrë po e kryejmë në një kohë plot sprova, që jo vetëm nuk kanë përfunduar, por vijnë gjithnjë e më intensive''.

"Për tetë vjet jemi përpjekur të realizojmë synimet historike të shqiptarëve duke e mbështetur angazhimin tonë mbi vlerat kyçe të barazisë, lirisë dhe solidaritetit, kemi dëshmuar se politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores dhe mund të gëzojë përkrahjen e popullit vetëm nëse i përmbahet marrëveshjes me të", tha kryetari i BDI-së.

''Partia jonë e ka koncentruar angazhimin politik, në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse në themelet e kësaj marrëveshjeje është vendosur sakrifica kolektive, lufta për barazi dhe drejtësi si dhe orientimi euroatlantik i shqiptarëve, si një ndër popujt më të vjetër të Evropës. Bashkimi Demokratik për Integrim dëshmoi se di t’i mbrojë parimet themelore në pozitë dhe në opozitë'', përfundoi Ahmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›