Mamurras, 2 të rinjekzekutohenme automatik
MAMURRAS- Ka gjetur vdekjen në spital i riu i cili u plagos mbrëmë gjatë një shkëmbimi zjarri, ku mbeti i vrarë shoku i tij, drejtuesi i automjetit. Albert Seiti, 24 vjec së bashku me Ersid Ramën, 23 vjec kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip "Benz" me targa të huaja (italiane) të këtij të fundit.
Rreth orës 21:45 dy të rinjtë kishin lënë autostradën dhe kanë qenë në hyrje të qytetit të Mamurrasit, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
Për pasojë, 23-vjeçari Rama ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa është plagosur shumë rëndë Albert Seiti, i cili po udhëtonte si pasagjer. 24 – vjecari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtararak. Mjekët kishin pohuar mbërmë se i riu është në gjendje kritike për jetën.
Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se dy të rinjtë u qëlluan brenda në makinë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes rezultoi se Ersid Rama mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri. Mësohet se trupi i viktimës ishte bërë shoshë nga plumbat. Në momentin që i kanë qëlluar, viktimat janë kundërpërgjigjur po me armë. Sipas ekspertëve, të mbijetuarit Bert Seiti i është gjetur në dorë një automatik. Ndërsa afër makinës është gjetur një pushkë 10-she, që deri në mesnatë nuk ishte përcaktuar se e kujt ishte, e viktimave apo atentatorëve.
Menjëherë pas vrasjes policia ka bërë krehjen e gjithë zonës, ka ngritur patrulla në akset rrugore, si dhe ka nisur kontrollin e banesave. 7 persona janë shoqëruar dej janë marrë në pyetje rreth ngjarjes. Zëdhënësja e policisë së Lezhës, Eliona Nika, citon sot Gazeta Shqiptare, pohoi se po hetohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Menjëherë pas vrasjes policia dha dhe një pistë tjetër hetimi atë që të rinjt mund të kenë qëlluar njëri tjetrin.
(s.g/BalkanWeb)