E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Imazhi i Kosovës negativ

Në një konferencë për media të shtunën, numri një i AAK-së ka thënë se deklarata e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi që kishte thënë se Haradinaj kishte financuar një raport, është e rëndë dhe e dëmshme.

Haradinaj ka theksuar se që nga viti 2008 raportet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me Kosovën po vazhdojnë të jenë negative.

Ndërkaq, krijimin e fondit Limaj, kryetari Haradinaj e ka quajtur të dëmshëm për Kosovën, pasi që sipas tij është krijuar një fond për mbrojtjen e një të dyshuari për korrupsion.

Ai ka theksuar se edhe deklarata e ministrit të Ekonomisë dhe Financave (MEF) Ahmet Shala lidhur me kredinë e Bankës Botërore prej 20 milionë eurove, e cila nuk mori vizën e Kuvendit, është e dëmshme dhe tregon për raportet jo në nivel, sipas tij, të qeverisjes së vendit. /rtv21/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›