E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, gjendet një kufomë e pa identifikuar

Një trup i pajetë është gjetur këtë pasdite në një fushë sporti në Mamurras. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas një telefonate, bëri të ditur se viktima është e seksit mashkull, por ende nuk është bërë identifikimi i tij. Trupi i pa jetë është zbuluar në një pellg uji, i mbytur. Në rroba nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi, çka mund të hidhte dritë mbi identitetin. Policia po heton për shkaqet e mundshme të vdekjes së shtetasit në fjalë. Hetuesit kanë marrë në pyetje banorë të zonës për më shumë të dhëna. Lajmi ka shokuar banorët e Mamurrasit të cilët po japin ndihmën e nevojshme për të zbuluar identitetin e kufomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›