Dervishaj:Shalsi po politizon buxhetin

Kryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës Sokol Dervishaj u shpreh në studion e "Ora News" se procesi i buxhetit është politizuar në shkelje me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe kryesisht nga nënkryetari i saj Shalsi. Sipas Dervishaj nënëkryetari Shalsi ka detyra të tjera funksionale dhe jo të artikuloj ofeza dhe shtrembërime politike. Këshilltarët bashkiak kanë të drejtë të kenë kohë të mjaftueshme për të analizuar buxhetin se ku shkojnë paratë e qytetarëve dhe jo të miratojnë që buxhet sa për të kaluar radhën u shpreh Dervishaj. Dervishaj shtoi gjithashtu se miratimi i buxhetit të bashkisë ka një afat tre mujor prandaj edhe sot në këshillin bashkiak do të diskutohet sërish dhe do të kontrollohet nëse buxheti i përshatetet me të vërtëtë qytetarëve të Tiranës.