Kryebashkiaku Basha pret qytetaret
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka hapur sot pasdite dyert e Bashkisë për të pritur qytetarët e Tiranës.
Janë të shumtë qytetarët që i janë drejtuar Bashkisë, për të uruar për detyrën e re kryebashkiakun Lulzim Basha. Kryetari i Bashkisë ka mirëpritur çdo qytetar që sot pasdite ka hyrë në zyrën e tij, duke ripërsëritur premtimin se do të jetë i gatshëm ti presë për çdo problem dhe shqetësim që ata do të kenë.
Kryebashkiaku Lulzim Basha çdo ditë të premte do të ketë takime me qytetarët. Do të jetë kjo ditë e posaçme për të gjithë ata që do të duna që kryetari i Bashkisë së dëgjojë zërën e tyre, hallin problemin.
Në ditën e tretë të punës në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka vendosur taja kushtojë qytetarëve, duke zhvilluar takime me ta.
Qytetarët e shumtë kanë ardhur për të uruar për detyrën e re zotin Basha. Kryetari i Bashkisë, Basha iu ka konfirmuar edhe një herë ashtu sikundër ka bërë në fushatën elektorale, por edhe ditën e betimit të tij si Kryebashkiak se të parët në punën e tij do të jenë qytetarët e Tiranës.
Basha ka konfirmuar se Bashkia e Tiranës do të jetë në funksion të qytetarëve dhe do t’i shërbejë atyre, pavarësisht kahut politik dhe pavarësisht votës së 8 Majit. Për zotin Basha të gjithë kryeqytetasit do të jenë të njëjtë për të, dhe do të marrin të gjitha shërbimet nga Bashkia e Tiranës.