E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, plagosetme armë 58 vjecari

MAMURRAS- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mamurras. 58 vjecari, Artan Nela ështe emri i te plagosurit që sipas burimeve të policisë është plagosur me armë zjarri.

Policia bën të ditur se 58 vjecari është gjetur i plagosur pranë vendit të punës, ku ka marrë dy plumba në rrethana ende të pasqaruara.
Pas kësaj, ai është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmë të specializuar.

Policia po heton mbi rrethanat e krimit dhe autorët e mundshëm. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim mbi identitetin e autorëve, ndërsa 58 vjecari është në gjendje të rëndë për jetën.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›