Në Shqipëri rreth 40 mijë përdorues droge
Shifrat janë bërë të ditur nga organizata “Aksion Plus”, sipas të cilit një pjesë e këtyre përdoruesve kanë ose përdorin droga të rënda.
"Behet fjalë nga 30 deri ne 40 mijë përdorues që janë të gjitha llojet e drogave. Flasim për 8 mijë përdorues që janë përdorues që duan terapi, persona qe mund te injektojnë ose që përdorin heroinë, dhe kjo mbahet si një nga format me te renda te drogës. Në Tiranë bëhet fjalë për 130 klientë që marrin terapi përditë, po këtu mund të shtojmë 55 në Durrës, pesë në Elbasan dhe Vlora e Korça edhe 100 të tjerë", deklaroi Genci Mucollari, nga "Aksion plus".
Përdoruesit më të mëdha të drogës janë në Tiranë dhe kryesisht tek mosha e reja, si gjimnazistët. "7-9 për qind e të rinjve te shkollave te mesme janë ekspozuar ndaj drogave ne mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit te shkollës, çka do të thotë qe trafikantet e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave", tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli.