Man City do ta pushtojë Evropën

Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Maicon ka insistuar se është vetëm çështje kohe para se skuadra nga Itihad të triumfojë në Ligën e Kampionëve.
City ka dështuar në Evropë duke u eliminuar dy herë me radhë nga faza e grupeve. Por, Maicon i cili e fitoi trofeun me Interin më 2010 beson se skuadra e Roberto Mancinit është e destinuar të fitojë garën elite të klubeve evropiane.
“Nuk na mungon asgjë. Punojmë për tu përmirësuar në Ligën e Kampionëve. Klubi është duke u zhvilluar në çdo aspekt dhe herët ose vonë City do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi ynë i përbashkët”, deklaroi Maicon.