E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City humb durimin, Balotelli në shitje

Manchester City është i gatshëm të vlerësojë ofertat për sulmuesin Mario Balotelli, ka njoftuar e përditshmja britanike The Telegraph.

Pas incidenteve të fundit, duke përfshirë grindjen me menaxherin Roberto Mancini, duket se drejtuesit e klubit të pasur nga Itihad kanë humbur durimin me italianin dhe e kanë njoftuar se do të vihet në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar, City thuhet se ka filluar të kërkojë zëvendësues për Balotellin e padëgjueshëm. Pas barazimit 3-3 në shtëpi me Sunderlandin të shtunën, pavarësisht dy golave nga Balotelli, Mancini kritikoi paraqitjen e sulmuesit.

“Nuk luajti mirë. Mario realizoi dy gola por në ndeshje të tilla një sulmues si ai duhet të luajë mirë gjatë gjithë takimit, e jo vetëm për disa minuta”, deklaroi Mancini.

Shtatë xhiro para përfundimit të kampionatit, City mbetet dy, e mund të jetë edhe pesë pikë prapa Manchester Unitedit që të hënën mbrëma luan në udhëtim te Blackburn. City në fundjavë është mysafir i Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›