E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez rikthehet për trajtim në Kubë

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është rikthyer në Kubë, për t’iu nënshtruar një rrethi të ri të trajtimit kundër tumorit.

57-vjeçari do t’i nënshtrohet një seance radioterapie, pasi realizoi një operacion për të larguar një tumor të dytë në pjesën e legenit, në muajin shkurt.

Njeriu që drejton me “grusht të hekurt” Venezuelën që prej vitit 1999, shprehet se është i vendosur që të mposhtë sëmundjen vdekjeprurëse dhe të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të muajit tetor.

Megjithatë, natyra e tumorit të tij nuk është bërë kurrë e ditur dhe ekzistojnë zëra se situata e tij mund të jetë shumë më kritike nga sa pranohet zyrtarisht.

Më parë, Chavez ka pranuar se do t’i duhet të udhëtojë vazhdimisht në Kubë për trajtimin e tij, duke kërkuar që askush të mos alarmohet apo të spekulojë në lidhje me këto udhëtime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›